Kaia Gerber dhe Pete Davidson sapo pranuan publikisht që janë çift! Dyshja është fotografuar nga paparacët të kapur prej dore rrugëve të New York-ut, duke konfirmuar kështu thashethemet që qarkullonin prej kohësh.

Burime për E!News më herët bënë me dije se ish- i dashuri i Ariana Grande-s dhe vajza e supermodeles Cindy Crawford janë më shumë se ‘thjesht shokë’.
Romanca e tyre ka filluar që prej daljeve në Malibu, për të vijuar më tej me takimet në New York. Duket se modelja është e fiksuar pas personalitetit të Pete dhe se tipi i tij e intrigon çdo ditë e më shumë.

Thuhet se takimi i parë mes 25 dhe 18-vjeçares ishte në maj, gjatë shfaqjes së Alexander Wang.
Pak kohë më parë, Kaia është shprehur se ‘nuk ka asnjë lloj energjie për të flirtuar’ kur është duke u marrë me punë, por gjithsesi s’i ka humbur shpresat në dashuri.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë