Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos tek Portugalia, Mario Rui mendon se ylli portugez është i pangopur, në kërkim të sukseseve të reja. Portugezët e bënë një hap tjetër drejt kualifikimit në Euro 2020
Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe gjithmonë është i uritur për më shumë, thotë bashkëlojtari i tij tek Portugalia, Mario Rui.
Ronaldo e inspiroi Portugalinë drejt fitores 6:0 ndaj Lituanisë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020, duke realizuar “Hat-Trick” të enjten mbrëma.
Ndërsa, Rui e ka lavdëruar 34 vjeçarin, i cili e dërgoi Portugalinë afër kualifikimit në evenimentin që do të mbahet vitin tjetër.
“Ai është më i miri në botë, kurrë nuk lodhet nga fitoret, duke kërkuar më shumë dhe uria që e ka e bën atë të është ai që është”, deklaroi mbrojtësi i majtë i Napolit për “A Bola”.
“Ne jemi të lumtur që e kemi atë në ekip dhe shpresoj që ai të vazhdojë të na sjellë gëzime siç ka bërë deri tash”, vazhdoi futbollisti portugez.
Pizzi, Goncalo Paciencia e Bernardo Silva shënuan po ashtu për Portugalinë, e cila është e dyta në Grupin B me 14 pikë, prapa Ukrainës, që i ka 19 pikë dhe përpara Serbisë (13). /Gazeta Express/
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...