Luka Modric është i hapur për mundësinë për të luajtur në Itali në një pikë të karrierës së tij, por përsërit se është i lumtur në Real Madrid.
Kroati, i cili ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, është përfolur vazhdimisht për transferim në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Modric tani ka folur për admirimin e tij për lojën italiane pasi shumë bashkëlojtarë të tij në koimbëtare luajnë aty.
“Më pëlqen Italia, e ndjek Serie A-në sepse shumë nga bashkëlojtarët e mi në kombëtare janë aty”, ka thënë Modric duke folur për Sky Italia.
“Italianët janë fantastik. Italia është afër me Kroacinë dhe njerëzit kanë mentalitete të ngjajshme”
“Më pëlqen Italia, do të shohim nëse një ditë unë do të luaj në Itali. Unë nuk mund të flas rreth kësaj sepse jam një lojtar i Real Madridit, jam duke shijuar kohën time dhe për tani e shoh të ardhmen time në Madrid”
Modric iu bashkua Real Madridit nga Tottenhami për 30 milionë në muajin gusht të vitit 2012./arbresh.info/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...