Nëse veç ju pëlqejnë këto pije, atëherë e keni bërë zgjedhjen e duhur sepse ju ndihmojnë t’i shmangni sëmundjet e zemrës.
Sipas hulumtuese, konsumimi i çajit e përmirëson shëndetin e zemrës dhe e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet koronare.
Njëkohësisht, edhe konsumimi i kafes ndërlidhet me ulje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Një studim në Holandë ka ekzaminuar se si ndikon konsumimi i çajit dhe kafes në sëmundjet e zemrës dhe shkallën e vdekjes.
Për të ardhur në përfundimin e tyre, ata i kanë analizuar 37,514 pjesëmarrës për 13 vjet.
Kështu, ata kanë konstatuar se konsumimi i tri deri gjashtë gotave çaj në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 45 për qind.
Konsumimi i më shumë se 6 gotave çaj në ditë ndërlidhet me zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve të zemrës për 36%.
Sa i përket kafes, konsumimi i dy deri katër kafeve në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20% krahasuar me ata që pinë më pak ose më shumë se katër kafe./lexo/
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...
Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë ...