Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se ka pranuar një ankesë për të shtëna me armë zjarri në Pejë, ku policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty ka takuar ankuesin i cili ka raportuar se një plumb ka goditur murin e shtëpisë së tij, transmeton arbresh.info.
“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty ka takuar ankuesin i cili ka raportuar se një plumb ka goditur murin e shtëpisë së tij. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij ku është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e vogël e drogës dhe një armë Zoraki cal.6 mm një predhë dhe një fishek. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “, thuhet në raportin policor/arbresh.info/
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...