Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se “Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë”.
“Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale. Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja