Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të anulojë 3 mijë e 100 votat e ardhura me postë nga Serbia.
Pas anulimit të këtyre votave pritet që koalicion Nisma-AKR-PD përfundimisht të kalojë pragun zgjedhor.
Futja e Nismës në Kuvend do t’ia prishte matematikat Parisë Socialdemokrate, kjo për faktin se kjo parti përfundimisht do të mbetet pa përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.
PSD-ja e cila pas ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje kishte 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit mund të mbetet pa asnjë deputet.
Partia e Shpend Ahmetit bëri koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 25 emra në listën e përbashkët.
Mirëpo nga të gjithë, vetëm Natyra Kuçi, bazuar në kuotën gjinore, arriti që të kalojë pragun për t’u bërë deputete, sipas rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Ndërkohë me anulimin e votave nga Serbia, Nisma pritet që të kalojë pragun, i bie që Kuçi të humbë ulësen në Kuvend./express
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...