Edhe pse është kthyer të luajë me Brescian tashmë në elitën e futbollit italian Serie A, Emanuele Ndoj e pranon se nuk ka ende 90 minuta në këmbë.
Mesfushori i talentuar i pranishëm në konferencë për shtyp bashkë me Uzunin, nënvizoi se kombëtarja shqiptare i ka munguar shumë gjatë këtyre muajve të fundit.
“Kam qenë 3 muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri. Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurrenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari“, u shpreh ai.
“Andorra? Ne jemi lojtarë të kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra.Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën“, tha Ndoj. /SS/
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe ...
Ferizaj: Pesë emigrantë ilegalë hasen në rimorkion e një kam...
DASH pritet të shkarkojë mbi 1 mijë e 300 punonjës
Bunkeri i Ulpianës po shndërrohet në një qendër arti dhe ku...
Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë ...
Gërvalla merr pjesë në ”Forumin e Dubrovnikut”