Llapi është nikoqir i Prishtinës në derbin rajonal mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat kanë zbuluar formacionet zyrtare për takimin mes tyre në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në kuadër të xhiros së 15-të në Ipko Superligë të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Armend Dallkut është pa fitore në dy takimet e fundit ndërkohë që është mposhtur në derbin në kryeqytet në xhiron e fundit kundër Feronikelit dhe synojnë të rikthehen te fitoret gjithsesi.
Llapi nis këtë ndeshje me shpresën për rezultat pozitiv pasi siguroi një pikë në ndeshjen ndaj Ballkanit në xhiron e fundit ndërkohë që ka mposhtur Drenicën në fillim të muajit.
Të dy skuadrat kanë nga 24 pikë para kësaj ndeshje mjaftë të rëndësishme.
Takimi mes tyre fillon në ora 13:00./arbresh.info/
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...