Banjo është një ndër ambjentet që shpesh cilësohet dhe vendi ku secili duhet të kushtosh vëmëndjen më të madhe për mirëmbajtjen e saj.
Secili nga ne duhet të dijë se janë disa produkte të cilat nuk duhet që ti mbani në banjë. Pjesë e kësaj liste janë ilaçet, make-up dhe brisqet, por ka edhe të tjera.
Po ju rendisim më poshtë gjërat e tjera që nuk duhet të mbani.
Peshqirët
Banjat janë vende të lagështa dhe janë baza për të rritur bakteret. Nëse vendosni ta mbani peshqirin në banjë, duhet të siguroheni që ta varni siç duhet.
Rrobat e banjës
Ashtu si me peshqirët, bakteret dhe kërpudhat mund të vendosen lehtësisht tek rrobat të banjës.
Librat dhe revistat
Ne nuk presim që të keni vendosur raftet e librave tuaj në banjë, por disa njerëz dëshirojnë të kenë diçka për të lexuar kur janë duke bërë dush, apo kur janë duke kryer nevojat e tyre personale. Librat dhe revistat thithin shpejt lagështi në banjën tuaj.
Stolitë
Disa njerëz i ruajnë vathët e tyre në banjë sepse aty është pasqyra, e cila është e dobishme kur shkoni për t’i futur ato. Për fat të keq, ajo lagështi për të cilën kemi biseduar më parë bën që stolitë të prishen më shpejt sesa kur i ruani në një dhomë gjumi. Sidomos stoli argjendi është shumë i ndjeshëm ndaj lagështirës.
Parfumet
Një send tjetër që shumë njerëz ruajnë në banjë është parfumi. Fatkeqësisht, ndryshimet e papritura të temperaturës ndikojnë në molekulat e parfumit./vizionplus/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...