Në pamjen për të cilën thuhet se është filmuar dje në El Halil, një ushtar izraelit debaton me një palestinez i cili është me djalin e tij 5-vjeçar
Pamjet në të cilat ushtari izraelit në qytetin El Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim i drejton armën një babai palestinez para fëmijës së tij 5-vjeçar shkaktoi reagime.
Përderisa vazhdojnë diskutimet rreth pamjes në të cilën mund të shihet se si policia kufitare izraelite hap zjarr me plumba gome ndaj një të riu palestinez i kthyer me shpinë, një pamje e re e publikuar në rrjetet sociale tregon edhe një herë qasjen e forcave izraelite ndaj palestinezëve.
Në pamjen për të cilën thuhet se është filmuar dje në El Halil, një ushtar izraelit debaton me një palestinez i cili është me djalin e tij 5-vjeçar.
– “A ka hedhur gur? Ai është vetëm 5-vjeç”
“A ka hedhur gur? Ai është vetëm 5-vjeç”, i thotë babai palestinez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ushtarit izraelit i cili i përgjigjet duke thënë “Po, hodhi gur, të gjithë shokët tuaj hedhin gurë. Nuk më intereson sa vjeçar është”.
Derisa vazhdon diskutimi, një ushtar tjetër i cili vjen në vendngjarje, sulmon palestinezin para fëmijës së tij dhe kërkon të largohet.
Pasi rriten tensionet, njëri nga ushtarët izraelit i drejton armën palestinezit para fëmijës së tij 5-vjeçar. Pamja përfundon pasi prindi palestinez e merr fëmijën dhe largohet nga zona.
Ndërkohë, pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se është duke u hulumtuar incidenti.
Kanali televiziv izraelit 13, javën e kaluar publikoi një pamje ku mund të shihet se policia kufitare izraelite e qëllon palestinezin të kthyer me shpinë pa patur asnjë arsyetim.
Policia izraelite në lidhje me pamjen e filmuar para rreth 1,5 vitesh njoftoi se polici në fjalë është larguar nga detyra dhe se vazhdon hetimi në lidhje me rastin./AA
https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/696614577494580/
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?