Szijjarto të martën në Shanghai theksoi se Huawei në këtë projekt do të marrë pjesë me Vodafon-in britanik dhe Deutsche Telekom-in gjerman
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, është shprehur se kompania kineze Huawei do të marrë pjesë në ndërtimin e gjeneratës së re të rrjetit pa tel 5G në vendin e tij,
Szijjarto të martën në Shanghai theksoi se Huawei në këtë projekt do të marrë pjesë me Vodafon-in britanik dhe Deutsche Telekom-in gjerman. Ai shtoi se Hungaria nuk bën diskriminim mbi kompanitë në bazë të asaj se prej cilit vend janë, derisa respektojnë rregullat dhe ligjet hungareze.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të bindin aleatët për të shmangur kompaninë Huawei, të cilën e konsideron rrezik sigurie. Ishte një çështje kyçe gjatë një takimi të muajit shkurt në Budapest midis Szijjarto dhe sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
Në muajin prill, Szijjarto tha se bashkëpunimi i mirë i Hungarisë me Huawei, i cili ka një nga qendrat më të mëdha evropiane në Hungari, është interesi i saj ekonomik dhe strategjik./AA
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...