Chelsea ka arritur të marrë barazim pas një mbrëmje mjaftë dramatike në Stamford Bridge.
Skuadra nën udhëheqjen e Frank Lampard ka barazuar me rezultat 4 me 4 në ndeshjen si nikoqir në Londër kundër kampionit holandez – Ajaxit, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët shkuan në pushime me një epërsi prej 1 me 3 para se Donny van de Beek të shënonte për 1 me 4 qysh në fillim të pjesës së dytë.
Por, “Blutë” arritën të kthehen duke shënuar me anë të Cesar Azpilicuetas për 2 me 4, Jorginhos nga pika e bardhë për 3 me 4 dhe Reece James për 4 me 4 në minutën e 74′.
Azpilicueta gjeti sërish portën në minutën e 78′, por goli u anulua pas shqyrtimit të rastit me anë të teknologjisë VAR.
Ajaxi dhe Chelsea vazhdojnë qëndrimin në pozitat kualifikuese, por janë në pikë të ngjashme (7) me Valencias teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje në fazë të grupeve./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...