Të premten e 1 nëntorit, në fshatin Kushnin të Prizrenit një grua është gjetur e varur në kulmin e shtëpisë së saj. Ngjarja e rëndë është raportuar në polici nga vjehrra e së ndjerës, e cila edhe e kishte hequr trupin e pajetë nga litari.
Mëngjesin e së premtes, një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kushnin të Prizrenit. Një 38-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.
Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Me datë 01.11.2019 rreth orës 11:30 jemi informuar për vetëvrasje që ka ndodhur në fshatin Kushnin- Prizren. Trupi i pajetë i një gruaje Kosovare/Shqiptare u gjet në kulmin e shtëpisë së viktimës, nga vjehrra (dëshmitare), e cila e hoqi trupin e pajetë nga litari. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha njësit përkatëse, Hetimet Rajonale dhe ekipi mjekësor. Në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur Osmanollaj.
Osmanollaj ka treguare se në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “Vetëvrasje”, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.
“Në konsultim me prokurorin rasti cilësohet “Vetëvrasje”. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete është dërguar ne IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i specializuar i hetimeve Rajonale ne Prizren. Viktima është e lindur ne vitin 1981”, ka theksuar Osmanollaj.
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëv...