Zinedine Zidane ka thënë se është në dijeni që ëndrra e Kylian Mbappes është të luaj në Real Madrid.
Sulmuesi francez ka thënë verën e kaluar se është i hapur për “një projekt të ri” larg nga skuadra e tij aktuale – Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.
Mbappe ka vazhduar formën e tij të mirë para portës edhe këtë sezon duke shënuar nëntë gola deri tani.

I pyetur në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme (e martë) nëse mendon se Mbappe do të luaj një ditë në Real Madrid, Zidane ka thënë: “Nuk e di, është lojtari që vendos”
“Për momentin ai luan për Paris Saint Germainin, do të shohim në të ardhmen nëse kjo ndryshon. E di se ai gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij është të luaj për Real Madridin”
‘Los Blancos’ janë duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme ndaj Galatasaray në Bernabeu./arbresh.info/
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit