Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot u takua me David Sassoli, President i Parlamentit Evropian. Në takim, siç informojnë nga kabineti i tij, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të hapur të Parlamentit Evropian për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Pendarovski përshëndeti miratimin e rezolutës pas rezultatit të Këshillit Evropian në tetor. Miratimi i rezolutës që kërkon fillimin e negociatave para-pranuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç theksoi Pendarovski, do të ndihmonte në mbajtjen e qytetarëve tanë të motivuar. Në këtë drejtim, ai shprehu kënaqësinë që Parlamenti Evropian mbetet i përkushtuar për zgjerimin.
Në takim me Sassolin, Pendarovski nënvizoi se vendimi i samitit të fundit të liderëve në Bruksel ishte i pafavorshëm pasi vendi ndërmori hapa të mëdha në reformat e brendshme dhe marrëdhëniet për fqinjësi të mirë për të përparuar në integrimin evropian.
Ai shtoi se vendimi i Këshillit Evropian për t’u rikthyer në zgjerim pranverën e ardhshme mund të jetë demotivues për Maqedoninë e Veriut dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën