Presidenti amerikan, Donald Trump uli në mënyrë drastike numrin e refugjatëve të lejuar në SHBA, në 18 000 të tillë, në vitin aktual fiskal.
“Ulja e numrit të pranimeve të refugjatëve është e justifikuar nga shqetësimet humanitare ose është në interesin kombëtar”, u deklarua në një memorandum të nënshkruar nga Trump dhe shpërndarë nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Kjo politikë reduktoi e numrin e refugjatëve të pranuar nga Iraku në 4 000 dhe nga Salvadori, Guatemala ose Honduras në 1 500.
Pjesa e mbetur e numrit të refugjatëve të pranuar në SHBA, 12 500, është për personat që u largohen persekutimit për besimet e tyre fetare ose aktivitetet politike ose të cilët kanë kaluar çështjen në Programin e Pranimit të Refugjatëve në SHBA.
Kjo është shifra më e ulët e pranimit të refugjatëve që nga prezantimi i programit të refugjatëve në SHBA, në vitin 1980. Kufiri i mëparshëm për vitin e fundit fiskal ishte 30 000 refugjatë.
Trump është kritikuar nga organizatat e ndihmës dhe grupet e mbrojtjes së refugjatëve për politikat e tij të rrepta të imigracionit, por mbështetësit e tij kanë favorizuar programet shtrënguese për lejojnë refugjatët dhe migrantët e tjerë në vend./atsh/
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...