Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë nga BE-ja mbështetje më të madhe në sfidën për menaxhimin e emigrantë.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku thekson se ndihma e BE-së me policë kufitar nuk mjafton dhe se në rast fluksi, vendi e ka të pamundur mbulimin e krizës. Momentalisht nuk ka paralajmërime konkrete për fluks nga vendet e Lindjes së Mesme.
“Shteti jonë nuk është i pasur. Evropa përkatësisht Makroni na dha një veto, ndërkohë nga neve kërkojnë që tua ruajmë kufijtë. Unë mendoj se duhet më me bindje dhe vendosmëri duhet që Evropës t’i kërkojmë të na ndihmojë shumë e më shumë dhe jo vetëm të na dërgojë disa polic në kufij në mënyrë që të kontribuojmë më shumë në ruajtjen e kufijve të BE-së – deklaroi Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza.
Mbyllja e Rrugës së Ballkanit ka ndikuar që organet t’i qartësojnë kompetencat e tyre.
“Për dallim nga hovi më i madh dhe numri më i madh i emigrantëve që në vitin 2015 u shpall gjendje krize e që nëpër vendin tonë kaluan mbi 830 mijë emigrantë, tani numri është dukshëm më i vogël. Nga eksperienca që kemi fituar dhe koordinimi i vazhdueshëm që e kemi me institucionet, mendoj se po ballafaqohemi mirë. Në mënyrë plotësuese menaxhojmë më mirë edhe pas mbylljes së Rrugës së Ballkanit. Tani ka vetëm kalime ilegale por me atë merren institucionet përgjegjëse – u shpreh Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza.
Aktualisht në Qendrën pranuese në Tabanoc gjenden rreth 50 emigrantë, ndërsa në Gjevgjeli rreth 25. Në Qendrën për azil në Vizbeg të Shkupit, numri i azilkërkuesve arrin në 31 duke përfshirë edhe shtetas nga Rusia dhe Turqia. Në Qendrën e mbajtjes në Gazi Babë aktualisht qëndrojnë 9 emigrantë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe shtetas nga Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia./alsat
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca
Trump: Irani do ta kishte sulmuar ShBA-në brenda një jave
Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të para...
Von der Leyen: Evropa nuk mund të jetë më “ruajtëse e rendit...
Nëntë të arrestuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers d...