Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë edhe personin e dytë M.G. i cili ka qenë në arrati dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes në bashkëpunim me një person tjetër i cili është arrestuar më herët.
Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.
Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç) dhe tani i arrestuari M.G. 20 vjeçar, më datën 17.04.2018, rreth orës 21:00 minuta, në Ferizaj rr.,,Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë