Kërkimet e fundit kanë zbuluar se jetesa në vende të zhurmshme rrit rrezikun për sulm ishemik, ndërkohë që jetesa në një zonë të gjelbëruar ul rrezikun.
Studimi i drejtuar nga kërkuesit spanjollë dhe amerikanë, zbuloi se nga viti 2005 deri në vitin 2014 në Hospital del Mar në Barcelonë janë paraqitur afërsisht 3000 pacientë me sulme ishemike, të cilët jetojnë në zona të zhurmshme dhe me ajër të ndotur.
Ky studim i publikuar në gazetën Environmental Research, tregoi se jetesa në zonë të zhurmshme rrit me 30% rrezikun për sulm ishemik.
“Ne kemi zbuluar se sa më shumë hapësira të gjelbra aq më pak sulme serioze në tru, dhe sa më shumë zhurmë aq më serioze janë këto goditje”, -tha Dr. Rosa Maria Vivanco, autori kryesor i studimit.
Megjithatë, ata shtuan se për shkak të kufizimeve që hasën gjatë studimit, është e vështirë të nxjerrësh konkluzione sesi mund të ndikojë ndotja në ashpërsinë e goditjes, pasi nevojiten akoma më shumë studime./kohajone/
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...