Pak minuta pas mesnatës së të enjtes, në rrugën që lidh Shkozetin me Plepat, dhe pikërisht në këtë bordurë, Erjon Beli, 30 vjeç, përplaset me makinën e tij, duke u ndarë nga jeta në mënyrë të menjëhershme për shkak të goditjes së fortë.
Veprimet hetimore të policisë rrugore, kanë dalë në përfundimin se Erjon Beli ka qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit, çka i ka shkaktuar atij humbjen e kontrollit të makinës.
Një nga dëshmitarët e këtij aksidenti tragjik, shtëpia e së cili është shumë pranë vendit të përplasjes, tregoi vështirësitë e zjarrfikëseve për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina.
“Nga ora 12 e 5, u dëgjua një krismë. Dola bashkë me djalin tim dhe i pashë. Domethënë makina ishte përplasur këtu, trau i makinës ishte këtu, ndërsa makina ishte kthyer këtu. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë makinën për të nxjerrë kufomën pasi makina ishte shumë e shtypur”, u shpreh dëshmitari.
Burime pranë policisë, thanë për Top Channel, se ka qenë edhe një tjetër person në makinë, në momentin që ndodhi aksidenti, por që për të nuk ka qenë e nevojshme ndihma mjekësore. Prezenca e një tjetër personi, u konfirmua edhe nga dëshmitari.
“Kurse pasagjeri ishte më në gjendje, u çua në këmbë vet. Ishin dy veta në makinë, shoferi dhe pasagjeri. Thanë që ishin këngëtarë tallavaje”, u shpreh dëshmitari.
Këtë aksident e shkaktoi përdorimi i celularit, por ky është një nga disa aksidentet e rënda me pasoja të humbjes së jetëve, pikërisht për shkak të celularit./TCH
Ronaldo-Messi, një përballje e fundit? Arabia Saudite synon ...
CIA: Siguruam prova të besueshme që tregojnë se programi bër...
Shkoi në muaj të mjaltit, goditet nga rrufeja – humb jetën b...
Dortmundi fiton minimalisht dhe siguron pozitën e parë në gr...
E mohojnë lidhjen por Ledri dhe Xhensila kapen mat
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “nd...