Argjentina e ka publikuar listën për dy ndeshjet miqësore me Brazilin dhe Uruguain, ku bie në sy rikthimi i Lionel Messit.
Messi është rikthyer pas dënimit që e mori, pasi kishte deklaruar pas përfundimit të Coppa America se gjykimi ishte në favor të Brazilit.
Nga Seri a janë ftuar emra si Juan Musso, German Pezzella, Rodrigo de Paul, Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala.
Sidoqoftë, ende nuk ka vend për Mauro Icardin, megjithëse te PSG po kalon formë të lartë më shtatë golave në shtatë ndeshje.
Argjentina do të luajë ndaj Brazilit në 14 nëntor, përpara se ta presin Uruguain tri ditë më vonë.
Skuadra e Argjentinës për ndeshjet me Brazilin dhe Uruguain:
Agustin Marchesin (Porto), Juan Musso (Udinese), Emiliano Martinez (Arsenal), Esteban Andrada (Boca Juniors); Juan Foyth (Tottenham Hotspur), Renzo Saravia (Porto), Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Marcos Rojo (Manchester United), Walter Kannemann (Gremio), Nicolas Tagliafico (Ajax), Nehuen Perez (Famalicao), Guido Rodriguez (Club America), Giovani Lo Celso (Tottenham Hotspur), Leandro Paredes (Paris Saint-Germain), Nicolas Dominguez (Bologna/Velez Sarsfield), Rodrigo de Paul (Udinese), Marcos Acuna (Sporting CP), Roberto Pereyra (Watford), Lucas Ocampos (Sevilla), Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Lucas Alario (Bayer Leverkusen), Lautaro Martinez (Inter), Paulo Dybala (Juventus).
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...