Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur senë fshatin Prapaqan të Deçanit ka ndalur tre persona.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, njësia policore ka shoqëruar në stacionin policore tre të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kishin mosmarrëveshje pronësore, të dyshuarit janë vëllezër, transmeton arbresh.info.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollimit të shtëpisë tek dy të dyshuarit është gjetur një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:20. /arbresh.info./
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni