Kalifornia po vuan nga zjarret e shumta dhe numri i banorëve të evakuar është rritur ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.
Rreziku mbetet i lartë, ndërkohë që autoritetet japin alarmin për mundësinë e krijimit të vatrave të reja të zjarrit.
Kjo do të vijë nga disa erëra shumë të fuqishme, ku sipas raportimeve do të jenë erërat më të fuqishme ndër vite dhe mund të përhapin zjarret me shpejtësi.
Zyrtarët thanë se kanë arritur të vënë nën kontroll situatën në 15 për qind të sipërfaqes së prekur në jug dhe veri të shtetit.
Zjarrfikësit thane gjithashtu se erërat e forta mund të bëhen pengesë për fluturimin e helikopterëve që përdoren për të shuar flakët.
Nga ana tjetër rreth një milion banorë në pjesën veriore të Kaliforninë vazhdojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...