Ish ylli i Manchester United, Gary Nevilla ka kritikuar ashpër Granit Xhakën pas incidentit me tifozët e Arsenalit pas zëvendësimit të tij në vikend.
“Topçinjtë” barazuan 2 me 2 ndaj Crystal Palaces pas golave befasues në pjesën e dytë nga Luka Milivojevic dhe Jordan Ayew, por ishte kapiteni Granit Xhaka që pushtoi kryetitujt pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Emri i mesfushorit kosovar u fishkëllye nga tifozët vendas në Emirates ndërkohë që Xhaka i ofendoi ata.
Kritikat ndaj tij kanë qenë të mëdha dhe derisa Arsenali ka treguar mëshirë duke i ofruar këshilla dhe duke mos e ndëshkuar, Gary Nevilla ka bërë disa komente duke përkeqësuar edhe më shumë situatën.

“Kam probleme me Xhakën”, ka thënë Neville për Sky Sports.
“Nuk kam parë kurrë ndonjë lojtar që mëson kaq pak nga eksperienca sesa Xhaka. Ai bënë, mos të them 400 ndërhyrje në një ndeshje, ai vazhdimisht ndëshkohet çdo herë që e shikojë unë”
“Ai nuk duket se krijon ritëm për gjithë pjesën e bashkëlojtarëve të tij me nivelin e performancës. Pra, ajo që ndodhi të dielën nuk më surprizon mua për shkak të sjelljes së keqe, ai ka qenë u mbushur me këtë”
Xhaka nuk do të luaj në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Liverpoolit./arbresh.info/
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...
Rama kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në ligj
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë