Edon Zhegrova është parë si njëri nga talentet më të mëdhenj në futboll, duke u cilësuar madje si “Messi kosovar”.
Por, sjelljet e 20 vjeçarit kanë bërë që të mos tregoj sa duhet shkëlqimin e tij në fushë.
Ai u huazua para një viti nga Genk te Baseli, por që nuk ka gjetur vend në formacion.
Sipas gazetës zvicerane “Blick”, Edoni nuk do të mbahet në skuadër pas verës së ardhshme, pasi që nuk i ka arritur pritshmërinë.
“Ai erdhi në dimër një vit më parë si një premtim i madh, por nuk arriti të përmbushë pritjet e deritanishme. 20-vjeçari ka vetëm 14 ndeshje dhe një gol”.
“Konsiderohet gjithashtu një lloj lojtari i pakëndshëm. Nuk ka gjasa që Basel të përdor opsionin e blerjes për kosovarin”, shkruan Blick.
Megjithatë, Edon Zhegrova ka kohë disa muaj për të treguar vetën dhe të ndryshoj mendjen e Baselit.
BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet ...
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, ...
BE i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë
Një 78-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Olympiacosi merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, mposh...
Policia me paralajmërim për shoferët: Mjegulla mund të jetë ...