Tjetër dështim për Piolin.
Pas barazimit 2-2 me Leccen, Milani i Stefano Pioli ka pësuar humbje 2-1 në ‘Olimpico’.
Roma u tregua e fortë për mysafirët, duke rrëmbyer pikët e plota në sfidën e vlefshme për xhiron e nëntë në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, Edin Dzeko realizoi në Olimpico, për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 38-të.
Barazoi gjithçka Theo Hernandez në minutën e 55-të.
Por, Nicolo Zanioli, i cili pati një natë magjike, riktheu epërsinë e vendasve dhe shënoi golin e fitores në minutën e 58-të, për rezultatin në 2-1.
Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 16 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë, kurse Milani zbret në pozitën e 12-të me vetëm 10 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...