Raporti i Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2020, i publikuar me 24 tetor 2019, konfirmon progresin gradual dhe të qëndrueshëm të Kosovës drejt krijimit të një klime të favorshme për biznes dhe tërheqje të investimeve në vendin tonë.
Progres i veçantë është shënuar në katër fusha:
– MBROJTJA E INVESTITORËVE TË VEGJËL: për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, që rrit mbrojtjen ligjore për investitorët e vegjël në korporata, rrit transparencën dhe kontrollet për transaksionet me konflikt interesi.
– TRAJTIMI I LEJEVE TË NDËRTIMIT: për shkak të eliminimit të kërkesës për njoftimin e autoritetit komunal për fillimin e ndërtimit dhe pranimin e inspektimit në lokacion.
– SIGURIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE: për shkak të përmirësimit të sigurimit të energjisë elektrike si rezultat i investimeve në infrastrukturën e rrjetit dhe për implementimit të sistemit automatik për monitorimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe rikthimin e shërbimeve.
– ZBATIMI I KONTRATAVE: për shkak të aprovimit të ligjit të ri për ndërmjetësim.
Progresi në këto fusha ka bërë që Kosova të njihet nga Banka Botërore si njëra nga 20 shtetet më të reformuara në Raportin e të Bërit Biznes 2020.
https://www.doingbusiness.org/en/reforms/top-20-reformers-in-db2020
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë