Jurgen Klopp shpreson që Xherdan Shaqiri është afër rikthimit në stërvitje.
Anësori shqiptar ka qenë jashtë skuadrës së Liverpoolit që nga muaji e kaluar për shkak të një lëndimi në pulpë, por nuk është larg nga ri-fillimi i punës në Melwood, transmeton portali arbresh.info.
“Ka marrë kohë pak më gjatë, kështu është”, ka thënë trajneri për faqen zyrtare para ndeshjes së sotme (e martë) ndaj Genkut.
“Ne presim të kthehet këtë javë, por tani ai nuk është këtu me ne sigurisht, prandaj ne do të shohim se kur ai mund të kthehet”
“Është vërtetë një gjë specifike për të. Nuk është një gjë e madhe, merr kohë vetëm pak më shumë seç ne kemi pritur dhe kjo është e gjitha”, shton Klopp./arbresh.info/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...