Pasi Shqipëria mori një “jo” për hapjen e negociatave reagon edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Ai shkruan se kjo është goditja më e rëndë politike e Shqipërisë në 30 vitet e demokracisë.
Sipas Berishës kjo është “de facto” mbyllje e dyerve evropiane për Shqipërinë.
E plotë
Shqipëria merr goditjen politike me te rende ne historinë e saj 30 vjeçare!
Samiti i kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave!
Edvin Mafia i mbylli dyert e BE për Shqipërinë!
Miq, një vendim ogurzi u mor sot për Shqipërinë ne Bruksel. Vjet u caktua si date e mundshme për hapjen e negociatave fundi i këtij viti ne rast se plotësoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!
Gjate këtyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafise nuk plotësoi asnjërin nga 7 kushtet. Përkundrazi pati përkeqësime te mëdha qe detyruan Bundestagun te shtoje nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet për hapjen e negociatave me Shqiperine.
Kjo detyroi disa vende te BE te refuzojnë ne mënyre kategorike hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Jo vetëm kaq, por Shqipëria me Edvin Mafine nuk mori asnje date tjeter sado te largët për te shqyrtuar mundësinë e hapjes se tyre!
Kjo është dhurata e Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij per shqiptaret.
Kjo është de facto mbyllje e dyerve te Evropës për Shqipërinë dhe goditja me fatale e vendit tone ne 30 vitet e fundit!
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...