Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar për mos marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Ne si Aleancë për shqiptarët jemi shumë të dëshpëruar, jo me BE-në por me faktorin politik në Maqedoni. Problemi nuk është në BE por problemi është në Maqedoni, këtu brenda. Me sjelljen e Qeverisë në e kemi merituar këtë epilog. Dikush duhet të paguaj çmimin e dështimit dhe dëshpërimit të qytetarëve. Ky çmim është që kryeministri të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme” ka thënë Sela, duke thënë se zgjedhjet mund të mbahen në janar ose shkurt, nëse vendoset që të shpërbëhet Kuvendi i Maqedoni përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë edhe kryetari i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski gjithasht ka kërkuar dorëheqje të kryeministrit.
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...