Artion Bylyku është pronari i makinës e cila shpërtheu nga tritoli mëngjesin e sotëm në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.
“Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Mjeti ka shpërthyer sapo ai ka hapur derën e mjetit.
Fatmirësisht pronari i mjetit nuk ka pësuar dëmtime. Shpërthimi ka krijuar panik të madh, pasi në rrugë ka pasur shumë qytetarë, përfshi edhe nxënës që po shkonin në shkollë./express
Osmani: Me Edi Ramën i dhamë Trumpit detaje për çfarë po ndo...
Rikthehet Drita, Liridon Balaj barazon rezultatin
Arsyeja e pabuesushme, ja pse Bjellorusia nuk mori pjesë në ...
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...