Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se “anulimi i nisjes së bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut në BE do ta përkeqësojë dhe destabilizojë gjendjen në rajon”.
Ajo shtoi se Bullgaria mbështeti nisjen e bisedimeve dhe nëse anulimi i nisjes së bisedimeve në muajin mars do të jetë gabim madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, që kur ministrat e BE-së nuk arritën konsensus për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të opozitës në Francë, por edhe në Holandë dhe Danimarkë, shefat e shteteve të BE-së dhe BE-ja duhet të diskutojnë për këtë çështje më 17 dhe 18 tetor në Samitin e Brukselit./Telegrafi/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...