Nuk ka agjens të helmimit në analizat e bëra nga Instituti Biokimik, kështu ka bërë të ditur ud. e Klinikës së Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha
Ajazaj-Berisha ka thënë se 12 pacientët e shtrirë në infektivë nuk kanë sindromë infeksioze, raporton arbresh.info.
“Në Klinikën Infektive gjenden 12 pacientë. Gjendja e tyre shëndetësore e gjithë këtyre pacientëve është e mirë. Pritet që në momentin që e shohim të arsyeshme do t’i lëshojmë në shtëpi. Prej rezultateve që i kemi marrë është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze. Për momentin me këtë rezultat të strishove që është marrë nuk ka ndonjë sëmundje infektive. Të gjitha analizat laboratorike që i kemi nga Instituti i Biokimisë janë në normë, analizat rutinore biokimike e përjashton mundësinë e ndonjë agjensi infektiv. Mendojmë që është mirë të observohen të paktën edhe 24 orë të jenë nën kujdesjen e mjekëve”, tha ajo.
Kurse drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se nga rezultatet e analizave nuk kanë pas ndonjë sindromë infeksioze e cila është sëmundje ngjitëse.
“Është izoluar mundësia me pasë ndonjë sindromë infeksioze e cila është sëmundje ngjitëse. Pacientët janë në observim”, tha ai.
Ndërkohë me rastin tashmë është duke u marrë Policia e Kosovës./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...