Kur mendojmë për lëkurën gjatë shtatzënisë, shpesh na vjen ndërmend ai “shkëlqimi”, nuri për të cilin flasin aq shumë gratë në pritjen e ëmbël.
Dhe për sa kohë është një ndryshim fiziologjik që disa gra e përjetojnë dhe e shijojnë ndryshe, kjo fazë në jetën e një gruaje vjen në forma të ndryshme për tipologji fiziku krejt të ndryshme.
Një nga ndryshimet më të dukshme ka të bëjë me lëkurën dhe tek disa gra në tremujorin e parë shfaqen puçrra, të cilat ndryshe njihen si “aknet e shtatzënisë” dhe që shkaktohen nga rritja e nivelit të hormoneve.
Është një fenomen që jo të gjitha gratë e parashikojnë! Por, Annie Tevelin, themeluese e linjës SkinOwl e dedikuar për një lëkurë të pastër thotë se ishin pikërisht këto akne fillesa e të gjithë kërkimeve dhe zbulimeve që ajo bëri më pas. Puçrat cistike apo ato më pas të adoleshencës nuk janë të njëjta me ato të shtatzënisë, ndaj Annie hulumtoi në kiminë kozmetike për të përcaktuar përbërësit që punojnë posaçërisht për trajtimin e akneve me një program të dedikuar.
Duke qenë 70 javë pritjeje të ëmbël për gratë, Annie thekson se nuk ka nevojë që të “sulmojmë” lëkurën me produkte të ashpra, përkundrazi. Duhet kremra dhe trajtime delikate dhe të buta, enkas për të zbutur problemin me aknet këtë peridhë që shkaktohet nga rritja e nivelit të hormoneve.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...