Profesori universitar dhe njëkohësisht analist politik, Milazim Krasniqi në një intervistë për “Zërin” ka renditur korrigjimin e kufijve, autonominë e komunave serbe dhe izolimin e Kosovës si tre skenarët e rrezikshëm, që e presin Kosovën në tryezën e bisedimeve me Serbinë.
Korrigjimi i kufijve, autonomia e komunave serbe dhe izolimi i tërësishëm i Kosovës janë tri opsionet që e presin Kosovën në kuadër të bisedimeve me Serbinë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” njohësi i çështjeve politike dhe njëkohësisht profesor universitar Milazim Krasniqi, i cili ka theksuar se Kosova duhet të zgjedhë opsionin që është më pak i keq se tjetri.
Sipas Krasniqit, qeveria e re, e cila duhet të udhëhiqet nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, me të marrë mandatin do të gjendet përballë presioneve të mëdha ndërkombëtare për gjetjen e një epilogu të marrëveshjes finale me shtetin serb. Në anën tjetër Krasniqi ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë qenë të pritshme, për shkak të situatës së krijuar në vend viteve të fundit.
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...