Në zgjedhjet e 6 tetorit, dy personat më të votuar të Lidhjes Demokratike janë Vjosa Osmani, Kujtim Shala
Kandidatja për kryeministre e kësaj partie Vjosa Osmani ka marrë 12671 vota nga qytetarët e Komunës së Pejës, ndërsa i dyti më i votuari ishte Kujtim Shala me 7537.
Gazeta Metro ka siguruar një listë me perosnat më të votuar në Pejë nga LDK’ja.
Nga rezultatet preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.
Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse ende preliminar, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike pretendojnë që të krijojnë së bashku Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran