Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka njoftuar se sot do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.
Kurti e ka bërë të ditur këtë gjatë një interviste të zhvilluar për Klanin e Shqipërisë, me të cilin takim fillon negociatat për formimin e qeverisë së vendit, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e kaluar ku LVV ka dal parti fituese dhe LDK është radhitur e dyta.
Ai nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se do të diskutojnë për mundësinë e koalicionit qeverisës.
“I mbetet Vjosa Osmanit me fol”, tha ai.
Takime ditë më parë ka paralajmëruar edhe Isa Mustafa.
“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, do të takohemi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, ka shkuar Mustafa në Facebook pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...