Sipas një burimi nga Ministria irakiane e Shëndetësisë, numri i të vdekurve në protestat anti-qeveritare në Irak ka arritur në 165, raporton Anadolu Agency (AA).
“Numri i vdekjeve në protestat anti-qeveritare është midis 165 dhe 180, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në pesë mijë, shumë prej të cilëve në gjendje kritike”, tha burimi nga ministria për AA.
Burimi shtoi se shumica e të shtënave ishin në kokë dhe kraharorë.
Protestat masive anti-qeveritare shpërthyen në disa qytete të Irakut më 1 tetor me kërkesa për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fundin e korrupsionit qeveritar, por pasi forcat e sigurisë përdorën municion të gjallë kundër protestuesve paqësorë, protestuesit rritën kërkesat e tyre dhe tani apelojnë edhe për largimin e qeverisë.
Për vite me radhë, irakianët kanë protestuar pasi qeveritë e tyre të njëpasnjëshme nuk kanë arritur t’i japin fund nepotizmit dhe korrupsionit, përderisa qeveria aktuale lufton për t’i dhënë fund keqmenaxhimit të fondeve publike.
Sipas shifrave të Bankës Botërore, papunësia e të rinjve në Irak ka arritur në 25 për qind. Nga disa organizata të transparencës Iraku po ashtu renditet në vendin e 12-të si më i korruptuari në botë.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...