Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, para nisjes së vizitës dy ditore në Serbi ka folur rreth dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Presidenti turk ka thënë se arritja e një marrëveshje e cila do t’i kënaqte dy palët, do të ishte vitale për një stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan, shkruan Beta, transmeton Gazeta Express.
Tutje kreu i Turqisë ka thënë se janë të gatshëm që të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit, duke thënë se mbështesin çfarëdo marrëveshje për të cilën bien dakord Kosova dhe Serbia.
“Kjo është arsyeja pse ne mbështesim rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd (në procesin e normalizimit të procesit), dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse afatgjate që do të bazohet në konsensusin e dy palëve. Ne jemi gati të bëjmë gjithçka për të zgjidhur këtë problem. Çfarëdo marrëveshje që arrihet nga dy palët, do të jetë e pranueshme për ne”, ka thënë Erdogan.
Erdogan ka folur edhe për raportet e shtetit të tij me Serbinë, duke thënë se janë në nivelin më të lartë që kanë qenë ndonjëherë.
Megjithatë ai ka lënë një porosi për politikën në Serbi, pa përmendur ndonjë emër. Presidenti turk ka thënë se politika në Serbi duhet të krijojë projekte politike të cilat kontribuojnë në të ardhmen më të mirë të Ballkanit dhe jo në nxitjen e konflikteve në Ballkan.
“Këshilla ime për ta është që të mendojnë rreth krijimit të ndonjë projekti politik për një të ardhme më të mirë të Ballkanit, në vend të nxitjes së ndonjë konflikti në rajon”, ka thënë Erdogan, transmeton Gazeta Express.
Erdogan do të arrijë sot gjatë pasdites në Beograd ku do të takohet me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiq dhe do të jetë i pranishëm në nisjen e punimeve të autostradës Nish-Sarajevë.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...