Manchester City dhe Wolverhamton kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Ujqve në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Etihad nga ora 15:00.
Vendasit janë në formë të mirë dhe duan tri pikët e radhës për të mbetur në garë në liderin, Liverpoolin.
Në anën tjetër, mysafirët ende nuk kanë mundur të gjejnë formën më të mira dhe do të ishin shumë të kënaqur nëse marrin një pikë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Man City: Ederson; Walker, Otamendi, Fernandinho, Cancelo; Mahrez, Rodri, Gündogan, David Silva, Sterling; Aguero
Wolves: Rui Patricio; Boly, Coady, Saiss; Traore, Dendoncker, Moutinho, Neves, Vinagre; Jimenez, Cutrone.
/Telegrafi/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...