Princesha Diana, sipas mikut të saj Elton John, kishte shumë ndikim mbi meshkujt.
Në librin e tij të kujtimeve, që do të dalë në treg së shpejti, “Me“, këngëtari i famshëm, kujton se një herë, në një festë, aktorët Richard Gere dhe Sylvester Stallone sa nuk u rrahën me grushte për Dianën! Legjenda e muzikës thotë se Richard Gere dhe Diana dukeshin mjaft të rrëmbyer pas njëri-tjetrit.
Ajo asokohe ishte ndarë nga Charles-I, ndërsa Richard e kishte mbyllur lidhjen me Cindy Crawford. Por Stallon-es nuk po i pëlqente afrimiteti i tyre, thote John; ai duket kishte në plan t`i afrohej Dianës vetë dhe kjo po i prishte mbrëmjen.
Dy aktorët patën një debat në korridor, por të tjerët ndërhynë e i ndanë në kohë. Stallone qenka larguar më pas i mërzitur nga shtëpia, duke thënë: “Po ta dija se princi i kaltër i dreqit do të ishte këtu, nuk do të vija fare”./Albeu/
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...