Rahoveci ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion nga dy ndeshje, ku të shtunën mbrëma në shtëpi e ka mundur Lipjanin me rezultat 96:63 (28:15, 21:17, 21:14, 26:17).
Vreshtarët kanë qenë më të mirë nga fillimi deri në fund dhe shënuan fitore të merituar, që ishte e dyta pas asaj ndaj Sigal Prishtinës, derisa për Lipjanin kjo ishte humbja e tretë nga tri takime të zhvilluara.
Javis Howard kishte 18 pikë e dhjetë kërcime për vendësit, derisa u ndihmua nga Arian Qallaku me 17 pikë dhe Lj Both me 15 pikë e nëntë kërcime.
Te Lipjani u dalluan Demarkus Stuckey me 22 pikë, shtatë kërcime e dhjetë asistime dhe Marquise Simuels me 22 pikë.
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...
Greva dyorëshe: Kërkohet mbrojtje e mësimdhënësve dhe garant...
18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebash...
Rama publikon foto nga takimi me Antonio Costa-n në Bruksel
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante