Numri i të vdekurve nga protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë Irakun katër ditët e fundit është ngritur në të paktën 60, bëjnë të ditur burime të sigurisë dhe spitalit.
Shifra është dyfishuar në 24 orët e kaluara, ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë u intensifikuan, transmeton portali arbresh.info.

Ushtria tha se “snajperë të paidentifikuar” kishin vrarë katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.
Kryeministri Adel Abdel Mahdi më herët tha se “kërkesat e ligjshme” të protestuesve ishin dëgjuar, por apeloi për qetësi.

Protestat spontane shpërthyen të Martën në mes të zhgënjimit për nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Irak, shërbimet e saj të rënda publike dhe korrupsionin kronik.
Kjo po shihet si sfida e parë e madhe për qeverinë e brishtë të Z. Mahdi, gati një vit që kur erdhi në pushtet./arbresh.info/

Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...