Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një stacion policie në qendër të qytetit të Triestes.
Dy punonjës policie janë ekzekutuar nga 2 emigrantë vëllezër latino-amerikanë nga Republika Domenikane.
Dy vëllezërit domenikanë Alejandro Augusto Stephan Mera 29 vjeç, autori i krimit, dhe Carlysle Stephan Meran 32 vjeç ishin arrestuar si të dyshuar për grabitjen e një motori, shkruan OraNews.
Gjatë marrjes në pyetje një nga të arrestuarit, ai më i riu në moshë ka kërkuar të shkojë në banjo.
I shoqëruar nga dy punonjësit e policisë, i ka dhunuar fizikisht ata, duke i rrëmbyer pistoletën njërit
prej tyre. Ka hapur zjarr duke i ekzekutuar në korridorin e komisariatit dy punonjësit e policisë.
Më pas ka tentuar të largohet duke plagosur dhe rojen në hyrje të komisariatit, por është plagosur dhe është bllokuar nga forcat e rendit.
Vëllai tjetër duke përfituar nga kaosi i ngjarjes ka tentuar të arratiset, duke u fshehur në katet nëntokë të komisariatit, por është arrestuar.
Dy policët e vrarë janë Pierluigi Rotta, 34 vjeç i forcave të policisë speciale dhe Matteo De Menego 30 vjeç punonjës i thjeshtë policie.
Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka shprehur dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, respektin e tij ndaj punës së punonjësve të ruajtjes së rendit si dhe ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Franco Gabrielli, e konsideron këtë ngjarje një vrasje barabare të dy policëve që po kryenin detyrën e tyre.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...