Real Madridi raportohet të ketë informuar klubet e interesuara se nënshkrimi me Martin Odegaard do t’iu kushtoj atyre 71 milionë funta.
Pas kalimit te Real Sociedadi për një sezon në formë huazimi, 20-vjeçari është shfaqur si njëri nga top lojtarët në shtatë ndeshjet e para në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Në një kohë kur ka pasur raporte konflikte mes asaj nëse Madrid do të thërras në skuadër norvegjezin gjatë janar, skuadrat nga Premierë Liga, përfshirë Manchester Cityn dhe Arsenalin, janë përfolur për transferimin e tij.
Megjithatë, bazuar në raportet në Spanjë, ‘Los Blancos’ do të mendoj të ndaj rrugët me Odegaard vetëm nëse ata pranojnë një ofertë prej 71 milionë funta.
Trajneri Zinedine Zidane është aktualisht i përgatitur për të mbajtur lojtarin në skuadrën e parë në Bernabeu gjatë sezonit të ardhshëm duke iu thënë zyrtarëve të klubit të mos vendosin të shesin shërbimet e tij./arbresh.info/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...