Një pjesë e Fushë Kosovës nesër do të ketë mungesë të ujit për shkak të kyçjes së konsumatorëve të fshatit Nakaradë.
Përmes një njoftimi për media Kompania Rajonale e Ujësjellësit bën të ditur se pjesa që furnizohet me ujë nga gypi i ri /Fabrika e Trajtimit të ujit Shkabaj deri në Fushë Kosovë se, gjatë ditës së nesërme 2 tetor 2019,e mërkurë duke filluar nga ora 09:00 – 12:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është kyçja e 150–të konsumatorëve të fshatit Nakaradë në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas KRUP këta 150 konsumatorë deri më tash janë furnizuar me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, ndërsa nga dita e nesërme do të furnizohen me ujë nga Fabrika e Trajtimit të ujit në Shkabaj.
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës