Dy partitë maqedonase kanë qëndrime të kundërta për sektorin e ekonomisë.
Sipas OBRM-PDUKM-së, ekonomia në vend prek fundin ndërsa nga LSDM thonë se ekonomia ecën para dhe paratë kthehen tek qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
Opozita maqedonase thotë se tashmë tre vite pushteti nuk ka bërë asnjë projekt kapital dhe në vend të rrugëve dhe hekurudhave, Maqedonia ka krim dhe korrupsion.
“28% i realizimit të investimeve kapitale për tetë muaj është tipar i mospunës. Funksionarët e pushtetit nuk sjellin investime, por ‘Louis Vitton’ çanta të mbushura me para. Paaftësia dhe mospuna e Zaev dhe Qeverisë së tij, rezulton me shkurtim të 50 milionë eurove nga investimet kapitale. Nuk ka çerdhe të reja, shkolla, spitale, rrugë por ka punësime partiake dhe mbushje të administratës shtetërore.”, thonë nga OBRM-PDUKM.
LSDM ndryshe nga OBRM-PDUKM thotë se me projektet kapitale po zgjidh nevojat e qytetarëve.
“Në vend të barokut të rremë dhe përmendoreve, ku OBRM-PDUKM shpenzonte paratë e qytetarëve, ne paratë i investojmë që t’i zgjidhim nevojat ekzistenciale të qytetarëve. Investojmë në infrastrukturë dhe me rrugë të sigurta. Në shtet janë ndërtuar mbi 400 kilometra kanalizime”, tha Blagoj Boçvarski nga LSDM./Telegrafi/
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë