Duhanpirësve iu është ngushtuar rrethi, pasi ministria e emergjencave njoftoi se pirja e duhanit në ballkonet e blloqeve të apartamenteve do të ndalohej sipas rregullave të reja të zjarrit.
Sipas rregullave të reja, “zjarri i hapur” është i ndaluar në ballkonet e apartamenteve, si dhe në vendet e banimit të konvikteve dhe hoteleve, transmeton portali arbresh.info.
Ndezja e shkrepëseve dhe pirja e duhanit klasifikohen si zjarr të hapur, thonë zyrtarët.
Grilli i qebapëve dhe ndezja e qirinjve gjithashtu do të ndalohen.
Kishte konfuzion fillestar nëse pirja e duhanit ishte përfshirë në ndalim, me një zyrtar të industrisë së duhanit që insistonte se rregullat e reja kishin të bënin me “alkoolistët që sillen me shish kebabët në ballkon”.
Por zyrtarët e ministrisë më vonë konfirmuan që pirja e duhanit do të ndalohej. Thyerja e rregullave të reja të sigurisë nga zjarri mund të shkaktojë një gjobë deri në 3,000 rubla (42 €) ndërsa lënia e një cigare të ndezur që shkakton zjarr mund të shkaktojë kallëzime penale./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...