Deri në 250 pacientë të ri brenda viti i nënshtrohen dializës. Nga shoqata për nefrologji dializë dhe transplantim thonë se ky numër 15 vitet e fundit është konstant duke shtuar se 10 deri në 11% e rasteve përbëjnë statistikën e mortalitetit. Procesi i transplantimit rrjedh në mënyrë të rregullt por krahasuar me vendet e zhvilluara, Maqedonia kryen numër të vogël të transplanteve .
“Pas ngecjeve që kishim në vitin 2015 tani transplantimi po rrjedh në mënyrë të rregullt – rreth dy transplante në bazë mujore. Në periudhën Nëntor-Mars kishim 3 donatorë atëherë bëmë 6 transplantime kadaverike. Deri në korrik kishim 11 transplante dhe ja për të mërkurën e ardhshme është e caktuar transplantimi i radhës – tha Goce Spasovski, Shoqata maqedonase për nefrologji, dializë dhe transplantim.
Infrastruktura e dobët në Klinikat përkatëse ku kryhet transplanti vështirëson këtë proces. Mjekët kërkojnë kushte më të mira.
“Ne në Neurologji kemi pesë krevate, me një tualet të vetëm. Tani mendoj se po mendohet një investim, pas gjithë atyre viteve që pastaj të rregullohet dhe të paktën të eliminohet një problem që sjell infeksione. Barëra kemi, sa i përket ngarkesës në Urologji, ajo mund të rregullohet sepse kur do të kemi numër të mjaftueshëm të krevateve dhe secili boks të ketë tualetin e vet siç është në vendet e zhvilluara atëherë mundemi të bëjmë edhe nga dy transplante nga donor të gjallë. Ne si ekip mund të jemi të gatshëm, nëse përmirësohet infrastruktura – u shpreh Goce Spasovski, Shoqata për nefrologji, dializë dhe transplantim.
Shoqatat të cilat merren me këtë çështje si dhe mjekët theksuan nevojën për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për të dhuruar organe të cilat mund të shpëtojnë jetë njerëzish./alsat/
Gjendet granatë e pashpërthyer në Rahovec, FSK e asgjëson në...
Pamje të reja zbulojnë zemërimin e Ruben Amorimit ndaj yllit...
Mbi 60 aksidente të regjistruara brenda 24 orëve të fundit n...
Publikohet çmimorja e re e biletave për Kupën e Botës
Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari – seku...
Dy policë të lënduar gjatë ndërhyrjes në një rast demolimi n...